Morava: Basha fiton zgjedhjet, por PD në gjendje emergjente, ka nevojë formatim nga fillimi
Nga OraNews Përditësimi i fundit 31 Maj 2021, 22:19
E ftuar në Politikon nga Alfred Lela në RTV Ora, gazetarja Kostana Morava u shpreh duket se Basha do të jetë sërish kryetari PD-së.
Sipas saj, PD-ja është në një situatë emergjente me një nevojë për tu formatuar nga fillimi.
Morava: Duket se Basha do të jetë sërish kryetari PD-së, se habi do të ishte po të dorëhiqej. Edhe unë nëse do të isha anëtare e PD-së me plot dilema, mendoj se PD-ja është në një situatë emergjente me një nevojë për tu formatuar nga fillimi.
Nuk mundet që PD-ja t'i presë menjëherë lidhjet e veta me të shkuarën dhe të shohë e të marrë njerëzit e duhur e mendimet e reja. Shpresoj që 4 ose 8 vitet e ardhshme të kemi një opozitë të fortë.

