Ju flet Moska - Në shtator Basha zgjidhet kryetar i kuvendit nga aleanca PS-PD e mbetur
Në shtator Basha zgjidhet kryetar i kuvendit nga aleanca PS-PD e mbetur ishte tema këtë të hënë në "Ju flet Moska" nga Kastriot Myftaraj në RTV Ora.
Myftaraj: Ndryshe nga se ndodhi mes koalicione mes Ps-së dhe LSI-së në vitin 2013, në rastin e një bashkëpunimi mes PD-së dhe PS-së ftesat janë bërë publikisht nga vetë kryeministri Rama. Ai ka thënë se nuk ka vija të kuqe në marrëveshje mes këtyre dy partive. Kështu kryeministri nënkupton se Basha mund të jetë zv. kryeministër ose ministër të Brendshëm të qeverisë Rama.
Marrëveshja e fshehtë është bërë, por çështja është te detajet. Basha ka hallin e partisë së tij se si do ta presë. Kjo aleancë nuk mund të fitojë aq sa mori LSI-ja kur bëri aleancë me pushtetin. PD kuptohet se ka një problem, që Rama po e pranon në aleancë jo se ia kanë nevojën për shumicë parlamentare, por Rama po kërkon që të bëjë koalicion me Bashën, sepse ndërkombëtarët i kanë thënë që mandati i tretë është shumë komprometues.
E gjitha kjo bëhet për hir të stabilitetit sipas ndërkombëtarëve. PS ka mandat të njohur dhe të certifikuar për të qeverisur e vetme, por ndërkombëtarët e dinë se rezultati është certifikuar për hir të stabilitetin dhe ata i njohin mandat për të bashkëqeverisur. Marrëveshja është bërë me bekimin dhe detyrimin e tyre. Kështu do të kemi një aleancë PD-PS, por jo ashtu sikurse mori LSI-ja.
Basha do të jetë si Ilir Meta në vitin 2013. Ai e di se po të bëhet zv. Kryeministër në qeverinë e Ramës do të ishte një goditje shumë e rëndë për të si kryetar partie. Prandaj do të kërkojë që të marrë një pozicion të ndërmjetëm dhe do të marrë rolin e kryetarit të kuvendit dhe të bëjë një arbitër mes qeverisë dhe asaj që do të ngelë si opozitë. Do të bëjë rolin që Meta e bëri më së miri dikur.
