Shano: Një ndërhyrje e Berishës, bën që Basha ta dorëzojë vulën në 13 qershor

I ftuar në Politikon nga Alfred Lela në RTV Ora, eksperti i ekonomisë Dritan Shano u shpreh se një ndërhyrje e Berishës kundra Bashës, bën që Basha detyrohet që të dorëzojë vulën në 13 qershor.

Shano: Në raport më tkurrjen ose përçarjen e PD-së, në atë që e quajmë garë, unë shoh një tentativë për të bashkuar interesat në propozimet që ka Fatbardh Kadilli, për ta vazhduar karrierën e tyre në PD më pas.

Mendoj se një qasje e tillë do të sjellë sërish përçarje në PD se sa sinergji. Një ndërhyrje e Berishës kundra Bashës, bën që Basha detyrohet që të dorëzojë vulën në 13 qershor.