"Kryegjyqtarja është shpallur Miss Shqipëria në 2003", Hoxha: Nga ajo që pamë kemi të bëjmë me një çupëlinë në mendje
Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë ka vënë nën hetim kryegjyqtaren e Elbasanit pas publikimit të disa videove ku ajo shfaqet në shkelje të etikës së godinës së drejtësisë. Në një profil në rrjetin TikTok, Enkeleda Kapedani, shfaqet duke bërë sfilatë në ambientet e gjykatës, ndërsa në zyrë dëgjonte këngë për mafian.
Analisti Poli Hoxha i ftuar në studion e RTV Ora u shpreh se videot e publikuara në ambientet e punës nuk janë etike, për me tepër që bëhet fjalë për organe drejtësie.
Hoxha: "Përbën shkelje të etikës sepse shumë nga videot janë filmuar brenda ambienteve të punës dhe dihet që institucionet shtetërore dhe aq më tepër ato të drejtësisë kanë etikën e tyre.
Buja e madhe që bëri kjo video është si pasojë e lodhjes që kemi ne me rrjetet sociale. Ajo është krygjyqtare e nëj qyteti shumë sensibël këto kohë si Elbasani që ka një krim të shtuar.
Ajo që nuk më pëlqeu mua është se sapo del, sapo publikohesh të hidhen të gjithë në fyt. Edhe qeveria mezi priti ta ndëshkonte."
Përsa i përket reagimit të ministres së Drejtësisë Gjonaj, e cila tha se kishte kërkuar që në vitin 2019 një hetim për Kapedadin, zoti Hoxha tha se kemi të bëjmë me ministra, qeveri dhe institucione moraliste, populiste.
Hoxha: "Bëhet fjalë për lirimin e Viktor Ymerit, ose xhaxhait të famshëm të Vlorës, një lirim që bëri bujë në atë kohë. Ministria Gjonaj ka dërguar shkresë, ndërkohë që Inspektoriati paska fjetur gjumë sipas ministres. Kemi të bëjmë me ministra, qeveri dhe institucione moraliste, populiste. Pse ministria nuk na i solli ne si media në atë kohë ? kur e shikojnë që ka tani një valë shumë të madhe populiste vrapojnë të gjithë për të marrë flamurin. Niveli i drejtësisë dhe i verifikimit në Shqipëri ka ngelur në favor, në funksion të populizmit."
Zoti Hoxha tha se me videot e publikuara në rrjetin TikTok kryegjyqtarja tregoi që ka një mendje çupëline, ndërkkohë që duhet të merret me studime shkencore.
Hoxha: "Sistemi i meritës është përmbysur komplet. Enkeleda ka dalë Miss Shqipëria në vitin 2003 dhe ka qenë 18 vjeç atëherë. Bukurinë ajo e ka përjetuar sepse është shpallur Miss bukuria atëherë. Ajo ka arritur në mënyrë të përshpejtuar di. Ajo ka arritur në mënyrë të përshpejtuar diçka që do i duhej magjistrata. Me videot që pamë ne kishim të bënim me një çupëlinë në mendje se të jesh kryegjyqtarja e një Gjykate në një nivel të jetës duhet të merresh me studime shkencore. Ajo dhe guston e muzikës e kishte tallava."
Intervistoi Beti Njuma, përgatiti për online Xhuliana Zhuleku