Kristo: Basha kërkonte debat me Ramën, por nuk po e bën me kandidatët për PD-në

I ftuar në Politikon nga Alfred Lela në RTV Ora, pedagogu Erion Kristo u shpreh se ndryshe në PD do të ishte një komision zgjedhor i pavarur dhe një infrastrukturë zgjedhore që është e barabartë me të gjithë kandidatët në garë.

Sipas tij, Basha kërkonte debat me Ramën, por nuk e po e shihet që të bëjë debat me të vetët.

Kristo: Ndryshe do të ishte një komision zgjedhor i pavarur dhe një infrastrukturë zgjedhore që është e barabartë me të gjithë kandidatët në garë. Për mua kjo do të ishte ndryshe, por këtu bëhet se një gjë e tillë nuk po dihet.

Basha kërkonte debat me Ramën, por nuk e po e shohim që të bëjë debat me të vetët. Cili është standardi këtu? Nga ana tjetër, Berisha e thotë publikisht se nuk ndërhyn në punët e PD-së.