E zuri korenti dhe ra nga shtylla, ndërron jetë elektriçisti nga Gjirokastra

Ka ndërruar jeë elektriçisti Gëzim Çabej i cili mëngjesin e sotëm ra nga shtylla e tensionit të lartë pas kontaktit me rrymën elektrike në lagjen Gërhot.

Ai është transportuar 2 ore me parë me helikopter drejt kryeqytetit pas rendimit të gjendjes shëndetësore. Bëhet e ditur se elektriçisti i ndjerë kishte hemoragji të brendshme përgjatë gjithë ditës së sotme.

Transportimi i tij në Tiranë ishte mundësia e fundit për t'u normalizuar, por që nuk ia ka dalë të jetoj. 

Ne kater muajt e fundit, ky eshte elektriçisti i katert i OSHEE Gjirokastër që humb jetën në krye të detyrës.