Tiranë/ Zjarr në parkingun e një pallati në rrugën “Dritan Hoxha”, evakuohen banorët

Pasditen e sotme, në rrugën “Dritan Hoxha” ka rënë zjarr në parkingun e një pallati.

Policia bën me dije se është bërë evakuimi i banorëve, ndërkohë që po punohet për fikjen e zjarrit.

“Nga sherbimet e Policisë dhe sherbimet e zjarrfikses është bërë evakuimi i menjëhershëm i banorëve dhe po punohet për fikjen e zjarrit.”-njofton policia.

Në vendngjarje ndodhet dhe shërbimi i ambulancës në rast nevoje për ndihmë mjekësore. Grupi hetimor  po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit