“Koha e baktereve” në telajo, piktori nga Maqedonia e Veriut “frymëzohet” nga pandemia e Covid
Artisti shqiptar nga Maqedonia e Veriut, Ejup Deari, e ka pagëzuar "Koha e baktereve" sepse i kushtohet kohëve që po jetojmë dhe përballjes me Covid -19. Nëse për shumë njerëz mbyllja u përjetua jo mirë në aspektin psikologjik, për artistin 37-vjeçar ishte një kohë frymëzimi për të hedhur në telajo ndjesitë e brendshme që krijoi përballja me të panjohurën.
Pandemia solli kufizime për njerëzit, ndërsa për artistët ishte një kohë frymëzimi.
Si të tillë e ka përjetuar piktori shqiptar nga Maqedonia e Veriut, Ejup Deari, i cili ka urdhëtuar nga Holanda drejt Shkodrës për nje ekspozitë në Galerinë “Oda”.
E ka pagëzuar "Koha e baktereve" sepse i kushtohet kohëve që po jetojmë dhe përballjes me Covid -19.
"Sado të ketë baktere, viruse, gjithmonë dashuria dhe humanizmi do të triumfojë gjithmonë, do të jenë më të forta ser çdo virus, edhe se vdekja ndoshta."
Rrëfen edhe punimin e veçantë që e ka quajtur "Në mes të valës pandemike" ku bie në sy simboli i shqiponjës. Ajo i kushtohet bluzave të bardha në Shqipëri.
"Mjekët shqiptarë i shoh si rilindas."
Piktor luan më së shumti me ngjyrat bardh e zi ndërthurur me të kaltrën dhe mesazhet që përcjell kërkojnë të jenë optimiste, duke e ftuar publikun e tij ta jetojë jetën të lirë e pa stres.

