Zbulohet Apolonia përtej mureve/ Varreza antike, furra e qeramikës dhe urat jashtë qytetit dalin mbi dhe

Apolonia përtej mureve të qytetit antik nisi të zbulohet gjatë punimeve për ndërtimin e rrugës së re të Parkut Arkeologjik. Një varrezë e periudhës romake, një furrë dhe disa struktura të një ure më te hershme janë nxjerrë në dritë nga një arkeologët.

Një varrezë antike është zbuluar në Parkun Arkeologjik të Apolonisë, gjatë punimeve për krijimin e një rruge turistike.

Kjo varrezë antike u zbulua jashtë mureve rrethuese të qytetit antik të Apolonisë.

Sipas arkeologëve i përket periudhës Romake, ndërsa është përdorur pas shekullit të parë pas Krishtit deri në shekullin e 6-të kur shënohet edhe fundi i qytetit antik.

Zbulimi i rëndësishëm arkeologjik doli mbi dhe gjatë punimeve për ndërtimin e by passit të Apolonisë.

"Varrezat e periudhës së fundit nga shekulli i tretë dhe të katërt".

"Varret janë të ndara me parcela, gjë që ndodh rrallë në territorin e Shqipërisë dhe brenda tyre kemi grupimet familjare."

Aty pranë është zbuluar edhe kjo furrë për prodhimin e qeramikës e cila datohet rreth shekullit të 5 para lindjes së Krishtit.

Ndër të rrallat të këtij lloji.

"Një nga qytete e para që ka përdorur tullën për ndërtimin e mureve rrethuese të qytetit."

Varrezat dhe gjetjet brenda tyre bashkë edhe me furrën sipas arkeologëve mund të lëvizen në përfundim të gërmimeve që për momentin janë pezulluar nga Bordi i Kullimit pasi ndodhet pranë një kanali kullimi.

"Janë varre të thjeshta, nuk janë varre monumentale të ndërtuara me gurë, janë të lëvizshme."

"Kemi akoma dhe gjysmën e gërmimeve për të bërë por nuk mund ti bëjmë për shkak të pezullimeve të njëpanjëshme."

Punimet nxorrën në pah strukturën e disa urave antike, duke plotësuar atë që arkeologu Neritan Ceka e konsideron zbulim të që ndriçon zhvillimin e Apolonisë jashtë qytetit antik.

"Duhet zbuluar dhe pjesa tjetër, nuk duhet të kemi pengesa në këtë drejtim."

Ceka e cilëson këtë rast të suksesshëm të bashkëpunimit mes institucioneve që në rast se nuk do të ndodhte, një pjesë e historisë do të betonohej.

"Nëse nuk do të kishin vepruar arkeologët do të ishte një histori e mbyllur dhe si rrjedhojë është marrë vendimi që në këtë pikë të spostohet rruga, të bëhet një hark".