"Jo përçarje” , Basha: Të punojmë për bashkimin, beteja jonë e vetme me Edi Ramën
Lulzim Basha u ndal në Lezhë, ku teksa ka kërkuar mbështetjen e tyre për një mandat të tretë, ka theksuar se duhet të punohet për bashkimin e demokratëve dhe jo përçarjen e tyre. Ai ju kujtoi demokratëve se beteja e tyre e vetme është ajo me Edi Ramën.
Gjatë një takimi me demokratët e Lezhës, Lulzim Basha, ka kërkuar që nga zgjedhjet e 13 qershorit kjo forcë politike të dalë më e bashkuar se kurrë.
Ai tha se beteja beteja e vetme e demokratëve, pavarësisht debateve të brendshme, është ajo me Edi Ramën.
Pavarësisht masakrës së 25 prillit, Partia Demokratike, tha Basha, është më e vendosur dhe e vetëdijshme, për të luftuar me më shumë forcë për largimin e Ramës.
"Megjithatë mobilizimi ynë, mobilizimi juaj ishte shembullor. Dhe rezultati i arritur pavarësisht prej mekanizmave të masakrës zgjedhore, tregon qartë dy burimet kryesore të forcës që kemi ne si Parti Demokratike dhe që na mban në këmbë e që na ka nxjerrë nga kjo betejë më të fortë sesa ç’hymë në këtë betejë numerikisht por edhe moralisht".
Lulzim Basha ju kërkoi demorkatëve lezhianë ti besojnë për 4 vitet e ardhshme për ti shkuar në fund asaj që e cilëson betejë për demokracinë.

