Ansambli “Çiftelia” 55 vjeç, vlerësohen artistët që mbajnë “gjallë” folklorin në Lezhë

Instrumentistë e rapsodë që mbajnë gjallë e trashgojnë ndër breza folklorin u bënë bashkë në Lezhë në 55-vjetorin e krijimit të Ansamblit “Çiftelia”. Disa nga artistët që i kanë dhënë emër e shpirt këtij Ansambli u vlerësuan me certifikata mirënjohje.

55-vjetori i krijimit të Ansamblit "çiftelia" bëri bashkë, rapsodë, instrumentist e krijues në Lezhë.

Ata përformuan në skenën e Pallatit të Kulturës "Ded Ndue Lazri", duke shpalosur  vlerat artistike e kulturore që mbrojnë e përçojnë.

Aktiviteti u organizua nga Bashkia, në nderim të artistëve lezhianë që i dhanë emrin dhe shpirtin Ansamblit "Çiftelia".

Kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu, garantoi mbështetje maksimale për mbajtjen gjallë të folklorit, ndërsa përfaqësuesi i Ministrisë së Kultures Gjet Ndoj evidentoi vlerat folklorike të rajonit të Lezhës.

Pjerin Ndreu: Folklori sa më shumë kalon koha na mungon kurse ne na del për detyrë ta mbajmë gjallë dhe ta frymëzojmë gjithmonë që të jetë këtu mes nesh dhe të mos vdesë kurrë.

Disa nga artistët që kanë kontribuar për të mbajtur gjallë e për të përcjellë ndër breza folklorin lezhian u nderuan me certifikata mirënjohje.