Plazhi i Shengjinit mes mbeturinave: Na vjen zor që qyteti nuk pastrohet
Numri i pushuesve në Shengjin po shtohet por pastrimi i plazhit ende nuk ka përfunduar, edhe pse sezoni turistik ka nisur. Problematike duket gjenda në hapësirat publike të plazhit, ndërkohë që zona pret rreth 10 mijë turistë të huaj, që do të ndjekin Festivalin Ndërkombëtar të Muzikës Elektronike. Festivali mbahet nga data 3 deri më 7 qershor.
Për këtë arsye, drejtuesit e UNUM festival ndërmorën vullnetarisht nismën për pastrimi ne bregdetit.
"Pa një ambient të pastër, pa një mjedis të pastër, pa një Shqipëri të pastër në nuk mund të pretendojmë për një jetë cilësore, për një zhvillim ekonomik dhe për një rritje të turizmit."
E njëjta situatë me papastërtinë në Bregdet në prag të sezonit turistik paraqitet edhe në Vlorë.

Deputeti i ri socialist Anduel Tahiraj i cili bashkë me disa vullnetarë kanë pastruar një pjesë të bregdetit.
Tahiraj ka akuzuar edhe Bashkinë e Drejtuar nga Dritan Leli për mospërmbushje të detyrës.
"Në fakt na vjen zor, që qyteti nuk pastrohet. Ne nuk do rrimë të presim kryetarin e Bashkisë që të bëjë punën e tij, por ne do pastrojmë vetë një pjesë të qytetit. "
Pak javë para zgjedhjeve, kryebashkiaku i Vlorës u përfol që ka pasur një krisje me kryeministrin Edi Rama, pasi Leli nuk pranoi të jepte dorëheqje nga Bashkia për të kandiduar për deputet.
