Zbulohen gjurmë mijëvjeçare në Gjirokastër, pezullohen punimet e parkimit nëntokësor
Struktura të rëndësishme arkeologjike janë gjetur në Gjirokastër, në vendin ku po bëhen punimet për ndërtimin e parkimit nëntokësor në sheshin Çerçiz Topulli.
Punimet kanë nisur prej dy muajsh. Ndërprerja e punimeve është bërë dy ditë më parë, për shkak se në një pjesë të sheshit, gjatë gërmimeve janë zbuluar struktura të rëndësishme arkeologjike.
Të fundit janë ato mesjetare dhe para mesjetare. Gjithashtu edhe gjurmë të shumta të qeramikës, si edhe materiale skeletore. Sipas arkeologëve kjo përbën një pjesë tepër të rëndësishme të historisë së dikurshme të Gjirokastrës.
Mure fortifikuese, gjurmë të qeramikës, materiale skeletore janë vetëm disa nga mbetjet që janë gjetur dhe që mendohet se i përkasin shekullit të XVI.
Punimet janë ndalur, ndërsa specialstët thonë se këto zbulime janë mjaft të rëndësishme për historinë e qytetit, informon gazetarja Entjola Budo.
Dosja me të dhënat e gjetura ka shkuar në Këshillin Kombëtar të Arkeologjisë i cili do të përcaktoj rëndësinë e zbulimit dhe masat që duhet të merren .
Më herët në shesh janë gjetur edhe puse, por firma kontraktore që po punon në rikonceptimin e sheshit,duke mos i dhënë asnjë lloj vlere dhe rëndësie gjetjeve.
Nga njëra anë qytetarët, të cilët nuk duan që ndalojnë punimet. Ndërkohë arkeologët që ia dinë vlerat thonë se nuk duhet të mbulohen, këto gjetje sikur është bërë edhe më parë.
Në pjesë që janë bërë gjetjet punimet janë pezulluar ndërsa në pjesën tjetër vijon puna.
