Tinguj mondanë në "Parisin e vogël", Korça gjallëron jetën kulturore të “paralizuar’ nga pandemia

Korça po rikthen aktivitetet kulturore të ndaluara për thuajse një vit për shkak të pandemisë koronavirusit. Pas serenatave, ishte nata e tingujve të muzikës klasike në qytetin e cilësuar "Parisi i Vogël".

Korça po thyen me muzikë heshtjen gati 1 vjeçare të aktiviteteve kulturore për shkak të pandemisë së Covid 19.

Pas serenatave ishte nata e “Tingujve mondanë” në Parisin e Vogël, siç cilësohet qyteti juglindor.

Artistët nga Tirana kishin përzgjedhur vepra nga Danzi, Bizet, Çesk Zadeja e Shtraus që u luajtën nga oborri i Muzeut Arkeologjik.

Kryebashkiaku i Korçës, zbuloi se netet kulturore do të shoqërojnë të gjithë sezonin turistik.

Me lehtësimin e pritshëm të masave të diktuara nga pandemia e koronavirusit, në Korçë pritet të rikthehen edhe disa nga festat tradicionale që bëjnë qytetin atraksion për turistët.