Zjarri ne fabrikën e tullave Maminas/ Vdes punëtori, arrestohet përgjegjësi

Zjarri i rënë mesditën e së premtes, 28 maj,  në fabrikën e tullave në Maminas ka përfunduar tragjikisht me vdekjen në spital të 57-vjeçarit Besnik Bojaku.

Lajmin fillimisht e dhanë familjarët e të afërmit, të cilët telefonuan në emisionin Ora Juaj në ekranin e Ora News.

Pak minuta më pas ka mbërritur edhe konfirmimi i policisë së Durrësit, e cila njoftonte  vdekjen e 57-vjeçarit Bojaku, i cili ushtre shtruar me urgjencë në një spital në kryeqytet për të marrë edhe trajtim më të specializuar mjekësor, por fatkeqësisht nuk mundi dot t’u mbijetonte plagëve të marra.

Në njoftimin e saj policia e Durrësit bënte me dije gjithashtu se  kanë arrestuar një 67 vjeçar me detyrë përgjegjës teknik në fabrikën e tullave në Maminas, pasi si pasojë e mos respektimit të rregullave të mbrojtjes në punë u lëndua nga zjarri edhe i ndjeri Besnik Bojaku.

Zjarri ne fabrikën e tullave Maminas/ Vdes punëtori, arrestohet

Për të shuar zjarrin e rënë në fabrikën tullave të premten u nevojitën 7 automjete të zjarfikëses të ardhura nga Tirana Durrësi dhe Shijaku.

 

Pas shuarjës së flakëve dhe nomalizimit të situatës hetuesit kanë kryer kanë kryer të gjitha proceduar e nevojshmë, duke ngritur dyshimet e para se zjarri u shkaktua nga një shkëndijë elektrike.