Festë e fishekzjarre, ambasadorët në Sarandë për të çelur sezonin turistik
Nga Anxhela Lushkaj Përditësimi i fundit 28 Maj 2021, 21:33
Saranda sot ka çelur zyrtarisht sezonin turistik. Festa e përvitshme rikthehet pas një viti mungesë, për shkak të pandemisë.
Kryetari i Bashkisë, Adrian Gurma, u shpreh se këtë vit të gjithë, në Sarandë janë të përgatitur për të pritur nje bum turistësh.
Ambasadori i BE-së në Shqipëri dhe të tjerë ambasadorë të shteteve anëtare, të akredituar në vendin tone ishin të ftuar në hapjen e sezonit turistik.

Socera tha se Saranda dhe Shqipëria janë Europë, por se tani është radha për një tjetër hap, për të qenë pjesë e Bashkimit Europian.

