"S' e durova më, mora kallashnikovin e qëllova drejt tij" Dëshmia e autorit të vrasjes së 25 vjeçarit në Shkodër

Emiljano Ndou, 25 vjeç ka ndërruar jetë rreth mesnatës të së premtes, 28 maj, në fshatin Bleran në Bardhaj të Shkodrës.

Ndou është qëlluar disa herë me kallashnikov nga 47 vjeçari Mark kodra, bashkëfshatarë i tij.

Paraprakisht mësohet se gjithçka ka ndodhur për konflikte banale, ndërsa autori i ngjarjes në deklaratën e tij të parë ka thënë se Ndou e shqetësonte.


“Nuk e durova më prandaj kam dalë nga banesa me kallashnikov dhe kam qëlluar drejt tij.” 

Mark Kodra mësohet se ka dhëën edhe detaje të tjera, duke deklaruar para bluve të Shkodrës se 25 vjeçari kishte disa herë që kalonte me motor pranë banesës së tij, duke i shkaktuar atij bezdisje dhe shqetësim.

Burimet nga grupi hetimor bëjnë me dije se Kodra pasi ka marrë kallashnikovin dhe ka qëllaur në drejtim të 25 vjeçarit, është rikthyer sërisht në Banesë pasi nuk e ka kuptuar që e ka vrarë.

Ai është njohur me pasojat e aktit të tij vetëm pasi forcat e policisë, pak minuta pas ngjarjes, mbërritën në banesën e tij prë ta arrestuar.

Ndërkohë bashkëshortja e autorit të vrasjes në një komunikim me gazetarët duke thënë se burri i saj nuk është penduar për aktin, thotë se konflikti kishte nisur disa ditë më pare.

Mësohet se policia ka marrë në pyetje familjarët të autorit, dhe viktimës, ndërsa hetimet e para janë përqënruar në pistën e një sherri banal.