Lushnje/ Shpërthim i fortë pranë një banese

Mëngjesin e sotëm rreth orës 02:30, një sasi plasëse ka shpërthyer në derën e banesës së shtetasit Besnik Coku, njofton policia.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen "Gafurr Muço", Lushnjë, në katin e parë të një pallati parafabrikatë.

Shpërthim ki ka qenë i fuqishëm, duke shkatërruar plotësisht derën e jashtme të blinduar, por edhe derën e hyrjes përballë.

Nga shpërthimi kanë pësuar dëme dhe katet e sipërme të pallatit.

Në banesë jetonin tetë persona, midis tyre dhe fëmijë. Komshia shprehet se ka dëme dhe se janë të tronditur.

Vëllai i Besnikut, Jetmir Cok, shprehet se janë frikësuar dhe se nuk kanë probleme. Ndoshta autorët e ngjarjes kanë gabuar në shënjestër.

Ai thotë: "Nuk dimë gjë, dëgjuam plasjen, kaq. Nuk dyshojmë te asnjë njeri. Nuk kam problem me asnjë."

Uniformat blu kanë nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes që ka tronditur qytetin e Lushnjes.

Lushnje/ Shpërthim i fortë  pranë një banese