Ora News siguron foton/ Ky është 25 vjeçari që u vra në Shkodër

Gazetari i Ora News Edison Vatnikaj ka siguruar foton e 25 vjecarit Emiljano Ndou, i cili njihej edhe me emrin "Milo" që u ekzekutua mesnatën e datës 28 Maj 2021, në zonën e Bardhajve në Shkodër, në afërsi të një kalçetoje. 

Si autor të ngjarjes policia ka arrestuar në kohë rekord, Mark Kodrën, 47-vjeç.

Ndërkohë policia, ka sekuestruar dhe armën e krimit tip kallashnikov, që autori përdori për vrasjen e 25-vjeçarit, informoi policia e Shkodrës. 

Ora News mëson se konflikti mes Ndout dhe Kodrës ka nisur që prej dy javësh, dhe të dy ziheshin herë pas here me njëri tjetrin, deri sa konflikti ka përfunduar me vrasjen e të riut.

Viktima dhe autori banojnë në të fshatin Bleran Bardhaj, ku dhe ndodhi vrasja.