Miniera e Bulqizës i merr jetën minatorit, 27-vjeçari u zu poshtë nga masivi i gurëve
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Maj 2021, 20:32
Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme, 28 maj, në minerën e Bulqizës, ku një minator vetëm 27-vjeç ka humbur jetën.
Viktima është identifikuar si Eldi Alla. Aksidenti është regjistruar në nivelin 18 të galerisë, 1500 metra në thellësi të tokës.
Sipas informacioneve i ka rënë një masiv gurësh dhe e ka zënë poshtë.Në spitalin e Bulqizës ai ka mbërritur pa shenja jete.
"Me datë 28.05.2021, rreth orës 18.30, në një subjekt minerar në Bulqizë, dyshohet se gjatë punës është aksidentuar shtetasi E. A., i cili si pasojë e dëmtimeve të marra ka humbur jetën" njoftoi policia.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon hetimi për zbardhjen e plotë shkaqeve ngjarjes.

