U kapën me ‘fabrikë bari’, dënohen 3 shqiptarët në Britani (Emrat)
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Maj 2021, 22:45
Shqiptarët Ledion Subashi, 27 vjeç, Aurel Koltraka, 30 vjeç dhe Kreshnik Batusha, 22-vjeç, janë dënuar në Britani, pasi u arrestuan më 14 janar, duke qenë se policia në kuadër të një aksioni nga policia, të cilët gjatë kontrollit kanë gjetur 1,382 bimë në 13 dhoma të ndryshme, të shpërndara.
Sipas hetimeve të kryera, u zbulua se shqiptarët prisnin një prodhim prej 41.5 kg dhe 124 kg, e vlerësuar mes 400,000 dhe 1.25 milionë paund.
Mësohet se shqiptarët kanë qenë të detyruar të kultivonin bimë narkotike për shkak të gjendjes së mjerueshme financiare.
Ata janë dënuar me nga 14 muaj burg secili, prej te cilëve 7 do t’i vuajnë në Britani përpara se të depërtohen.

