"Mos na merrni në qafë!"Banorët e Baldushkut kundër ndërtimit në truallin e tyre

 

Banorët e fshatin Mustafakoçaj në zonën e Baldushkut vijojnë të kërkojnë pezullimin e projektit të bashkisë  së Tiranës për zbatimin e rindërtimit në truallin që ata kanë përdorur që pas viteve '90-të dhe që aktualisht janë në proces gjyqësor.

"Pa mbaruar gjyqi, shteti vetë nuk duhet të ndërhyjë. Ne vendimet e shtetit respektojmë."

Sipas banorëve, bashkia ka ndryshuar projektin dhe kjo mund të shkaktojë konflikte.

"Ka ndryshuar projekti. Nuk jemi kundër  që shteti të ndërtojë shtëpiat por ku do ti fusësh njerëzit, ku do ti mbytësh? Pse shteti na fut në konflikt me njerëzit, ku ti çojmë fëmijët, ku ti mbysim?

Frika më e madhe për banorët e zonës është që projekti të mos cënojë shtëpitë e tyre.

"30 vjet këtu.Këtë që patëm po na e marrin. Këtë kemi, nuk kemi gjë tjetër, e kanë blerë pleqtë tanë me flori në atë kohë.Ku do të shkojmë?"

"Jo të më cënosh pronën time, e kemi me Kadastër."

Në këto kushte ata kanë një thirrje për institucionet shtetërore.

"Mos na merrni në qafë!Na lini në punën tonë, në tokën tonë, në hallin tonë!"