Kërkimet për njerëzit pa varr, prezantohet udhëzuesi për familjarët e viktimave të komunizmit

Nga 5157 persona që u vranë e ekzekutuan gjatë regjimit komunist, pjesa më e madhe ende nuk e ka një varr, pasi gjetja e trupave të viktimave është një prej proceseve që ka ecur ngadalë. Për herë të parë, familjarët e tyre do të kenë në ndihmë edhe një udhëzues me rrugën që duhet të ndjekin për nisjen e kërkimeve.

5157 persona u zhdukën ose ekzekutuan për motive politike pa vendim gjykate gjatë 45 viteve komunizëm dhe 30 vite nga rënia e regjimit pjesa më e madhe ende nuk kanë një varr.

Për herë të parë familjarët u prezantua në Shkodër një udhëzues me hapat që duhet të ndërmarrin për gjetjen e trupave, proces që pranohet nga të gjithë si i vonuar.

"Nuk është se ne duam të jetojmë në të shkuarën por ata janë akoma plagë të pashëruara."

"Në vendet ku vlerësohet liria, në vendet ku rifitohet liria e humbur, martirëve të lirisë dhe demokracisë ju ngrihen monumente, buste dhe memoriale. Për fat të keq këtyre martirëve jo vetëm që nuk ju ngritën buste, monumente, memoriale por një pjesë e tyre janë pa varr."

Kryebashkiakja e Shkodrës kritikoi mungesës e vullnetit politik dhe kërkoi nisjen e menjëhershme të punës duke mospërfillur burokracitë.

"Nëse ekziston ky vullnet nuk mendoj se do të duhet të presim për një vendim të Këshillit të Ministrave, nuk mendoj se mund të presim për një ligj."

Të pranishmit patën mundësi të shohin edhe ekspozitën me profile të të zhdukurve në komunizëm si dhe të dëgjonin dëshmitë e familjarëve.