Lushnjë/ Goditi me sende të forta 58 vjeçarin, arrestohet në flagrancë 62 vjeçari

Arrestohet në flagrancë shtetasi Z.K , 62  vjeç që goditi me sende të forta 58 vjeçarin me iniciale M.T,  i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Ngjarja ka ndodhur në tokën e autorit në fshatin Dushk, të Lushnjës.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë për veprën penale "Plagosje e rëndë me dashje".