Muzika italiane në zi, ndahet nga jeta kantautori i njohur
Bota e muzikës italiane është sot në zi. Pas një sëmundje të gjatë e të pashërureshme, ka ndërruar jetë një nga kantautorët më të njohur italian, Franco Battiato (Francesco Battiato).
Më 23 mars mbushi 76 vjeç e prej kohësh qëndronte larg skenës e publikut.
Me origjinë siçiliane, nga Katania, Franco Battiato ishte një nga kantautorët, kompozitorët më të mirë të muzikës së lehtë italiane, e me një arkiv muzikor që eksperimentoi stile të ndryshëm si melodi etnike, rock progresiv, opera lirike, muzika pop e elektronike.
Është një nga autorët më të vlerësuar të skenës muzikore italiane në botë.
Artist poliedrik, Franco Battiato ka realizuar me dhjetra albume muzikore, pesë opera lirike, dhjetra muzikë filmash, regjizor kinematografik, aktor e piktor.
Një nga këngët më të sukseshme të tij është "Cura" (Kujdesja), një himn i dashurisë universale e një nga kryeveprat e muzikës italiane.

Për herë të fundit është shfaqur në skenën italaine në vitin 2017, gjatë një koncerti në vendlindjen e tij Katania.
Lajmin për ndarjen nga jeta e ka dhënë familja e tij e varrimi do të bëhet në formë private.
Ariana Grande martohet në fshehtësi, detajet e dasmës
18 Maj, 09:17

