"Mos ti japim kënaqësinë kundërshtarit", Basha flet nga Vlora për monovra që duan të përçajnë PD

Në fushatën për votëbesim me 13 qershor kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, takoi demokratët e Vlorës, Sarandës dhe Selenicës për të cilët ishte një kërkesë të drejtëpdrejtë.

"Ju ftoj ta vazhdojmë së bashku dhe ta çojmë deri në fund betejën për Shqipërinë dhe shqiptarët, betejën për ndryshimin duke ja shkurtuar ditët regjimit Rama-Doshi të dalë nga masakra e 25 prillit dhe duke bërë të mundur që Shqipëria të çlirohet nga ky makth."

Lulzim Basha foli për manovra që sipas tij synim kanë të përçajnë PD e të mbjellin mosbesim në radhët e saj.

"Mos ti japim kënaqësinë kundërshtarit që ky proces i diktuar nga rregullat e brendshme të kthehet në një vegël për ta përdorur kundër nesh. Përkundrazi të shpalosim vlerat tona më të mira. Se pavarësisht asaj që thuhet, ne jemi partia që ka garë, ne jemi partia që bëhet debat."

Basha tha se kushdo që mendon se shqiptarët do ta pranojnë atë që e quan masakër zgjedhore e ka gabim.

Duke kërkuar mbështetje për të vazhduar betejën, ai tha se vetëm PD e ka forcën dhe moralin për të larguar Ramën dhe për të sjellë ndryshimin në vend.