SPAK raporton para KLP: 7 të rrezikshëm në izolim, funksionuam me staf të reduktuar

Shtatë persona me rrezikshmëri të lartë janë vendosur në izolim në burg për shkak se paraqisnin rrezikshmëri të lartë.

Në raportin e paraqitur para KLP kreu i SPAK Arben Kraja ka deklaruar se dy prej tyre kanë qenë të dënuar me burg.

Ndërkaq në një vit e gjysëm punë struktura e posaçme ka funksionuar me staf të reduktuar duke përballuar dhe mbi 250 kërkesat e OFL.

Sukses për Krajën ishte dhe përballja në gjykatë ku vetëm 2 raste nga 27 kërkesa nuk u pranuan të konfiskohen.

"SPAK ka dorëzuar 117 kërkesa për sekuestro të 657 pasurive të luajtshme, të paluajtshme dhe biznese, 62 kërkesa për konfiskim dhe janë dhënë 27 vendime nga të cilat vetëm dy nuk janë pranuar" u shpreh Kraja.