Djali i Faik Myrtajt kërkon të rihapen hetimet e 21 janarit për babain: Shpresa ime është SPAK
Një ditë pasi prokuroria e Tiranës ka rihapur hetimet për vrasjen e Aleks Nikës dhe Hekuran Dedës më 21 janar 2011, të njëjtën gjë kërkojnë edhe familjarët e Faik Myrtajt.
Djali i të ndjerit, Renato Myrtaj ka thënë se shpreson që vrasja të rihetohet nga Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Për këtë, ai ka depozituar edhe një kërkesë në Gjykatën e Lartë.
"Shpresoj që çështjen e Aleks Nikës dhe 3 personave të tjerë ta marrë SPAK. Kjo është shpresa jonë. Ne kemi bërë kërkesën në Gjykatën e Lartë, por akoma nuk kemi marrë përgjigje. Unë pres që çështjen ta marrë SPAK, shpresa ime kjo është," tha ai.
Myrtaj shprehet më tej se ata nuk do të gjejnë qetësi deri sa vrasja të hetohet e të gjykohet plotësisht, ndërsa shpreh besim tek drejtësia e re.
"Por që kësaj çështje do i shkohet deri në fund,thjesht është çështje kohe," tha Myrtaj.
Aleks Nika, Hekuran Deda, Faik Myrtaj dhe Ziver Veizi u vranë gjatë nëj proteste të organizuar nga opozita e asaj kohe në Bulëvardin Dëshmorët e Kombi.
Për vrasjen e Faik Myrtajt, janë dënuar me 1 vit burg ish-komandanti i Gardës së Republikës, Ndrea Prendin dhe 3 vjet burg ish- gardistn Agim Llupo, me motivacionin “vrasje nga pakujdesia”

