“Kostumi i politikës të shtrëngonte herë-herë”, Rama batuta me Gjinushin në Akademinë e Shkencave
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Maj 2021, 12:05
Kryeministri Rama e ka nisur fjalën e tij me një batutë për për kreun e Akademisë së Shkencave, Skënder Gjinushi në ceremoninë e pranimit pranë këtij institucioni të 17 personaliteteve të shquara si akademikë të jashtëm.
“Më lejo të të komplimentoj për këtë takim që është një ngjarje për t’u shënuar në jetën e gjatë dhe me plot të tatëpjeta të kësaj Akademie në një habitat që të rri më së mirë pas trupit si kostum i qepur për merak. Jo si kostumi i politikës që herë të shtrëngonte, herë të zhurbosej.
Të jam mirënjohës se në një kohë të shkurtër arrite të më shpëtosh dhe mua nga alergjia për Akademinë e Shkencave,” iu drejtua Rama Gjinushit.