Më shumë kanabis në Lezhë, perfekti: Tendencë në rritje në 2021, nxirreni nga harta me njollë

Kultivimi i bimëve narkotike në qarkun e Lezhës u rigjallërua në 4 muajt e parë të vitit 2021, por policia thotë ka një hartë me zonat e riskut dhe kultivuesit e dyshuar.

Drejtori i Policisë së Qarkut zbuloi këtë detaj nga strategjia anti kanabis si një mesazh për ata që janë të përfshirë në këtë veprimtari.

"Ne e kemi të qartë hartën e kultivimit për çdo bashki, e kemi të qartë dhe kemi identifikuar të gjithë autorët e mundshëm në të treja bashkitë dhe po i monitorojmë në mënyrë vijuese," tha ai.

Ndërsa prefekti i Qarkut, Gjok Jaku, duke iu referuar të dhënave shqetësuese për rritje e kultivimit të bimëve narkotike, në mbledhjen e Task Forcës së posaçme  kërkoi më shumë angazhim nga strukturat në luftën ndaj fenomenit.

"Në 4 mujorin e parë të vitit 2021 sinjalet nuk janë pozitive. Secili prej anëtarëve, pjesë e Task Forcës, luftës kundër trafikimit të bimëve narkotike të bëjë punën e vet në mënyrë të përgjegjshme, intensive që Lezha si qark të mos jetë kurrë më pjesë e hartës me njollë," tha Jaku.

Gjatë javëve të fundit policia ka goditur disa raste të tentativës për kultivim të bimëve narkotike, kryesisht në zonat malore të Qarkut Lezhë.

Vetëm të enjten u goditën dy tentative të kultivimit të kanabisit në zonat e pyllëzuara në Mirditë, ku 5 persona u arrestuan dhe 5 zyrtarë u vunë nën hetim në gjendje të lirë.