Zjarr në fabrikën e tullave në Maminas

Zjarr në fabrikën e tullave në Maminas në autostradën Tiranë- Durrës.

Një video e mbërritur në redaksinë e Ora News tregon shtëllunga të mëdha tymi pushtuar zonën.

Videoja mbërriti në orën 11:30 minuta në redaksinë e Ora News.

Sipas njoftimit të policisë, zjarri ka rënë rreth orës 11:15 në rrugën dytësore në Maminas,  Shijak.

Zjarri u shua rreth orës 12:00 ndërsa u mësua se mbeti i lënduar 57 vjeçari Besnik Bojaku, banues në Tiranë.