U arrestua për korrupsion me gjyqtaren Hoxha, GJKKO ndryshon masën për mjekun Korbin
Nga Keti Banushi Përditësimi i fundit 28 Maj 2021, 10:50
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka ndryshuar masën e sigurisë për ekspertin Shkëlqim Korbi.
Gjykata ka vendosur për Korbin masën e sigurisë arrest në shtëpi.
Mjeku kërkoi ndryshim të masës së sigurisë për shkak të problemeve shëndetësore.
Ai u arrestua së bashku me ish-gjyqtaren Enkeleda Hoxha dhe 8 persona të tjerë, pasi dyshohet se ishte i përfshirë në korrupsion.
Sipas dosjes së SPAK mjeku lëshoi një ekspertizë të rremë në mënyrë që të përfitonte lirinë e parakohshme me kusht Gentian Nezaj dhe Saimir Petani.
Ndërkohë të arrestuarit e tjerë vazhdojnë që të jenë në qeli.
