Komisioni lexon raportin për Metën, Zedhënësi i presidentit: Zero shqetësim për çdo vendim nul të Kuvendit njëpartiak

Ndërsa komisioni hetimor për shkarkimin e Ilir Meta nga posti i presidentit po vijon leximin e raportit, ka ardhur reagimi i zedhenesit të presidencës, Tedi Blushi.

"Asnjë koment dhe zero shqetësim për çdo vendim nul apo veprimtari antikushtetuese dhe antiligjore të Kuvendit njëpartiak, që tenton me dëshpërim të shmangë vëmendjen nga debati publik për krimet e faktuara zgjedhore të 25 prillit, autorët dhe frymëzuesit, tutorët dhe bashkëpunëtorët e tyre, të angazhuar në këtë farsë kundër të vetmit institucion, që respekton dhe mbron Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe sovranitetin e saj."

Blushi e mbyll postimin e tij në facebook duke konfirmuar edhe një herë se Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta do të vazhdojë të ushtrojë detyrën e Tij deri më 24 korrik 2022, me të njëjtën përgjegjësi të lartë, vetëm në respekt dhe mbrojtje të Kushtetutës dhe interesit kombëtar.