Përfshihet nga flakët banesa 3-katëshe në Fier

Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen ' Apollonia' në Fier.

Sipas njoftimit të policisë ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:50 në katin e tretë të banesës së shtetasit A. Q., në të cilën nuk banonte njeri.

Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një shkëndijë në një prizë elektrike dhe ka patur vetëm dëme të vogla materiale.

Shërbimet zjarrfikëse kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit dhe po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.