Iu gjetën 71 doza kanabis në makinë, arrestohet 23-vjeçari në Lezhë

Policia e Lezhës ka goditur një rast të shpërndarjes së lëndëve narkotike dhe ka vënë në pranga një 23-vjeçare banues në Lezhë.

Gjatë kontrollit, policia ka sekuestruar 71 doza me lëndë narkotike të dyshuar cannabis sativa.

Ndalimi i shtetasit Kejvin Gjetja është bërë në aksin rrugor Lezhë-Milot, në vendin e quajtur "Rrethrrotullimi i M+", pasi policia kishte siguruar informacione se ky shtetas shpërndante l ëndë narkotike në doza të vogla.

Gjatë kontrollit në mjet policia gjeti dhe  sekuestroi edhe një sasi lekësh të dyshuar të përftuar nga ky aktivitet kriminal.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë Lezhë, për veprime të mëtejshme.