Tiranë/ 31 vjeçarit i vihet në sekuestro preventive pasuria prej 500 mijë dollarësh
Policia ka vendosur sekuestro preventiveve mbi disa pasuri me vlerë rreth 500.000 dollarë, të cilat dyshohet se rrjedhin nga veprimtaria kriminale e subjektit.
Sipas njoftimit, kjo pasuri i takon shtetasit Vasil Duraku, 31 vjeç, i cili aktualisht është i arrestuar në Angli, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” dhe “Pastrim i produkteve të veprës penale ose i veprimtarisë kriminale.
Vasil Duraku është arrestuar në Angli, në një plantacion bimësh kanabisi, të cilën e prodhonte në sera dhe pastaj e tregtonte duke arritur fitime të mëdha.
31 vjeçarit pas ndalimit dhe kontrollit në banesë i janë gjetur dhe sekuestruar 363.000 paund britanik.
Në zbatim të vendimit të Gjykatës u bë i mundur sekuestrimi i pasurive të luajtshme e të paluajtshme, vlera e të cilave shkon rreth 500.000 dollarë, konkretisht:
•Një njësi tregtare;
•Dy apartamente;
• 1 garazh.
Nga grupi hetimor po vijon puna për të zbuluar asete të tjera që ky shtetas dhe familjarët e tij mund të kenë regjistruar në emër të personave të tjerë.
