Makina përplas këmbësorin në Lungomare, dërgohet me urgjencë në spital
Nga Ora News Përditësimi i fundit 28 Maj 2021, 08:49
Një aksident ka ndodhur në Lungomare, Vlorë.
Personi ka qenë duke kaluar rrugën kur është goditur nga automjeti.
Sipas njoftimit të bluve, ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:36 ku automjeti me drejtues shtetasin A.M, 34 vjeç ka aksidentuar këmbësorin me iniciale N. L, rreth 55 vjeç, i cili ndodhet në spitalin e Vlorës, jashtë rrezikut për jetën.
Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në komisariatin e Vlorës, ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave.
