Lami: Demokratët mes partisë dhe kryetarit do zgjedhin të dytin, PD po bëhet si qeveria

Lami: Demokratët mes partisë dhe kryetarit do zgjedhin të dytin,

I ftuar në PolitikOn nga Alfred Lela në RTV Ora, analisti dhe pedagogu Roland Lami në dilemën mes partisë dhe kryetarit, demokratët do të zgjedhin kryetarin.

Sipas Lamit, një PD me këtë rrugë që po ndjek po shkon më shumë me ngjasimin me qeverinë, jo me ndonjë ndryshim.

Lami: Në dilemën mes partisë dhe kryetarit, demokratët do të zgjedhin kryetarin. Edhe kryetari në dilemën mes partisë dhe kryetarit, do të zgjedhë vetën. Për këtë nuk ka dyshim. Në këtë kuptim PD-ja të ndjekë këtë rrugë duke menduar se problemi është vetëm qeveria dhe jo PD-ja.

Ne presim që opozita të ndërtojë mekanizma korrigjues dhe të ketë një ndryshim me qeverinë, qysh nga çështja e garës brenda partisë. Një PD me këtë rrugë që po ndjek po shkon më shumë me ngjasimin me qeverinë, jo ndonjë ndryshim. Këto ngjarje mua më trishtojnë.