Teuta kampione pas 27 vjetësh, festa e kurorëzimit në foto
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Maj 2021, 19:41

Menjëherë pas vërshëllimës finale, në “Niko Dovana” nisi festa e titullit kampion për lojtarët dhe drejtuesit e Teutës


Nuk mungoi edhe festa me tifozët në “Niko Dovana” të cilët ishin të shumtë në numër.


Pas festës, lojtarët iu drejtuan mesit të fushës për të marrë dhe medaljet e kampionit të Shqipërisë.


Në ceremoni ishte i pranishëm, kreu i FSHF, Armand Duka i cili dha medaljet bashkë me Sekretarin, Ilir Shulku.


Dhe në fund momenti i ngritjes lart të trofeut të shumëpritur te Teuta.


