Conte-Inter drejt divorcit. Zhang kërkon shkurtime, trajneri nuk pranon
Si të prishësh në pak kohë, atë që u arrit me shume mund dhe pas shumë vitesh. Është ajo që po ndodh në shtëpinë e Interit teksa Antonio Conte është shumë pranë largimit, vetëm pak ditë pasi festoi titullin kampion me zikaltërit.
Ndarja e trajnerit dhe Interit ishte lajmi bombë që erdhi nga gazetat italiane të cilët citojnë burime brenda klubit zikaltër dhe arsyet janë plotësisht financiare.
Steven Zhang ka kërkuar uljen e kostove me 20%, ku përfshihen edhe pagat e lojtarëve por jo vetëm kaq.
Presidenti i Interit ka kërkuar që të shitet një lojtar i rëndësishëm brenda këtij muaji që të rregullohet bilanci i merkatos.
Pra duhet që një mes, Lukakut, Lautaros dhe Hakimi të shitet dhe diçka të tillë Conte nuk e pranon.
Madje palët kanë shkuar siç raportohet deri aty sa po negociohet dëmshpërblimi i Contes që ka edhe një vit të mbetur dhe vetëm paga e tij bruto eshtë 20 mln Euro.
