UEFA nuk fal rebelët, nis proçedim disiplinor ndaj Barçës, Realit dhe Juventusit

Tre klubet që ende nuk kanë lënë zyrtarisht projektin e SuperLigës, tani rrezikojnë shumë një ndëshkim nga UEFA. Qeveria e futbollit europian, bëri të ditur se ka hapur zyrtarisht një proçedim disiplinor ndaj tre klubeve që tashmë dihen, Barcelona, Real Madrid dhe Juventus.

“Në vijim të një hetimi të kryer nga Inspektorët e Disiplinës dhe të Etikës në UEFA, në lidhje me të ashtuquajturën SuperLiga, janë hapur hetime disiplinore ndaj Real Madrid, Barcelona dhe Juventus mbi një shkelje potenciale të kuadrit juridik të UEFA-s. Informacione të mëtejshmedo të vihen në dispozicion në një kohë tjetër”, shkruhet në njoftimin zyrtar të bërë publik nga UEFA.

Kjo e fundit e ka seriozisht dhe duket se do ta çojë deri në fund “mësimin” ndaj tre klubeve rebele që ende nuk po dorëzohen lidhur me projektin e nisur dhe që në fund dështoi.

Proçedimi ndaj tyre është hapi I fundit dhe deçiziv nga UEFA drejt një sanksioni ndaj 3 ekipeve që mund të jetë deri në 2 vite përjashtim nga Champions League.

Klubet e tjera që u penduan dhe u tërhoqën, ja hodhëm me një gjobë nga UEFA dhe nënshkruan se nuk do të marrin pjesë në asnjë kompeticion tjetër jashtë UEFA-s ndërsa 3 klubet e mësipërme do të jenë në dorën e Organit të Kontrollit të Etikës dhe Disiplinës në UEFA që përbërhet nga 20 anëtarë dhe që do të vendosin dhe sanksionet ndaj tyre.