Real Madrid mendon për sezonin tjetër, i pari që rinovon është Luka Modriç
Me të mbaruar sezoni për Real Madrid, drejtuesit kanë nisur punën për përgatitjen e grupit për vitin e ardhshëm.
Janë disa lojtarë që u skadojnë kontratat ditët e arshshme dhe të gjitha rastet do të merren një nga një, teksa i pari ishte Luka Modriç.
Gjeniu kroat prej disa javësh kishte arritur akordin paraprak me klubin teksa sot u be dhe zyrtare rinovimi i kontratës deri më 2022.
Real Madridi ka një strategji të përcaktuar me kohë që lojtarët mbi 30 vjeç, nuk mund të rinovojnë me kontrata të gjata ndaj dhe firma për vetëm një sezon ishte ajo që pritej nga palët.
Edhe pse 35 vjeç, fantazisti kroat ishte një nga lojtarët më të rëndësishëm për Zidane këtë sezon me 57 ndeshje të luajtura, duke përfshirë edhe ato me Kroacinë.
Duke qenë se gjendja fizike e tij, vijon të jetë e kënaqshme, drejtuesit nuk hezituan tê zgjasnin kontratën dhe tani duhet të përballen me situata tê tjera si ajo e Vazquez dhe mbi të gjitha e Sergio Ramos.

