Rroca dhe Gjasula a janë në planet e kombëtares?
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Maj 2021, 11:30
Trajneri i kombëtares kuqezi, Edy Reja ka shpallur listën e kombëtares për dy ndeshjet miqësore të Shqipërisë ndaj Uellsit dhe Republikës Çeke më 5 dhe 8 Qershor.
Ne konference u pyet edhe nëse Rroca dhe Gjasula a janë në planet e kombëtares?
Edi Reja: Rrocan e kam ndjekur dhe po bëjmë vlerësime. Gjasula ka patur probleme edhe fizike. Nuk ka luajtur shumë dhe më ka kërkuar për shkak të problemeve te Hamburgu, për këto miqësore që t’i evitonte. Kemi Abrashin dhe Ramadanin për ta zëvendësuar në atë pozicion. Më vjen keq për Gjasulën pasi në aspektin fizik mund të na shërbente por do ta zëvendësoj me Abrashin dhe jemi të mbuluar në këto momente.

