“Zonja e Fluturave” 73 vjeçarja garon në lojërat paraolimpike në ping pong
73-vjeçarje nga Japonia, Kimie Bessho, e apasionuar pas ping pongut po garon për të marrë pjesë në Lojërat e saj të pesta Paraolimpike Verore. Ajo njihet si "Zonja e Fluturave" për shkak se mban dhjetëra kapëse fluturash në flokët e saj, secila në përmasa dhe ngjyra unike. Veshjet e saj dhe kutia e pingpongut janë zbukuruar me dizajne të gjalla të krahëve të fluturave.
Por Bessho thotë se ajo po rrezikon jetën e saj për Tokyo 2020. Ashtu si mijëra lojtarë olimpikë në të gjithë botën, ajo po stërvitet vazhdimisht pavarësisht rritjes së ankthit. Ajo nuk ka qenë në gjendje të vaksinohet mes një vale të katërt të rasteve Covid-19 në Japoni, e shtyrë nga variantet më ngjitëse.
"Unë nuk dua të vdes nga Covid," i tha Bessho CNN. "Nëse unë vdes, dua të ndodhë pasi të kem mposhtur kundërshtarin. Nuk dua një vdekje të mërzitshme", shton ajo duke qeshur.
73-vjeçarja ende nuk e di nëse mund të jetë në Paraolimpiadë. Ajo udhëton për kualifikimet e saj në Slloveni këtë muaj. Bessho stërvitet me trajnerin e saj, Shoki Kihara, në palestrën e pingpongut “All Star” në Hyogo, Japoni.
Kimie Bessho u rrit në Hiroshima në një shtëpi në majë të një mali në një komunitet rural. Një nga tetë fëmijët, Bessho thotë se ajo ishte një vrapuese e shpejtë me këmbë të forta që e lejonin atë të kalonte kodra të larta për të shkuar në shkollë çdo ditë. Ajo ishte atletike që në moshë të re, dhe merrte pjesë në lojëra si volejboll, pistë dhe ski.



