Nuk kursehet Daja: Nuk na lanë të luftojmë për titullin

Java e fundit e kampionatit sjell duelin Bylis-Partizani, qê logjikisht është ende në lojë për titullin por në daljen e fundit para mediave, trajneri Ilir Daja nuk kursehet nê kritika kundrejt arbitrimit të fundit në ndeshjen e humbur 1-0 me Vllazninë.

"Luftuam deri në javën e parafundit, nuk na lanë të vazhdonim luftën edhe këtë javë. Nëse themi se do pretendojmë edhe këtë javë për titullin, do ishte një utopi, sikur të luftonim me mullinjtë e erës. Nuk na lanë deri tani, s’kanë si do na lënë për ndeshjen e fundit. Nuk e kam fjalën që do jemi sa për prezencë në Ballsh, por titulli është mbyllur. Do shkojmë me kontingjentin që kemi në dispozicion dhe do japim maksimumin".

Për trajnerin e të kuqve, ajo ndaj Vllaznisë nuk ishte e vetmja ndeshje që sipas tij janë ndëshkuar por kjo ka ndodhur edhe më parë, madje ka qenë në vazhdimësi.

"Nuk kemi probleme me Vllazninë, nuk e dhanë ata penalltinë. E kanë merituar vendin ku janë. Kampionati të vendoset me meritë, të mos jenë protagonistë arbitrat. Nëse e jepte në sekondë, në rregull. Por është e çuditshme që anësori ishte larg Belicës dhe e vendosin ata penalltitë. Kjo është ajo për të cilën po diskutojmë. Nuk është vetëm ky rast. Janë disa gola të anuluar, gola të rregullt. Janë në vazhdimësi në fazën e fundit. Nëse nxjerr një konkluzion, e nxjerr në vazhdimësi. Nëse këto janë në vazhdimësi, këto janë vendime të vendosura më parë."

Daja u shpreh se për të dhe skuadeën ka qenë një javë e vështirë dhe nuk mund ta harrojë lehtësisht atë që ndodhi në "Air Albania".

"Ka qenë një javë aq e vështira sa… Jo vetëm në këtë ndeshje, por jemi goditur sistematikisht. Kur po vija për në konferencë më vjen email dhe pashë vendimet e Disiplinës, si duket kanë menduar t’ia dërgojë njëherë trajnerit, sepse nuk do hapë gojën. Është e vështirë për vetë faktin se nuk është një rast i izoluar, sepse të jetë një është normale sepse njerëz jemi të gjithë gabojmë. Ishte një goditje në momentin final. Kam dëshmuar dje të gjithë opinionistët e futbollit të Vllaznisë. Nuk kam asgjë me klubin e Vllaznisë, nuk e dha Vllaznia penalltinë. Nuk kanë pse reagojnë, pasi nesër mund t’i ndodhë Vllaznisë.

Unë e kam pësuar dy herë ta humb titullin kështu në karrierë. Nëse nuk do ishte Jorgji do ishte një tjetër. Në 4 ndeshjet e fundit në 3 ndeshje na ka gjykuar Hamiti, Partizani me të nuk ka fituar asnjëherë gjatë sezonit. Me Feratra dhe me shokë, e pamë se çfarë kërkuan të bënin. Nëse nuk do e kishin realizuar këtë javë, java e fundit në Ballsh do ishte skëterrë për mendimin tim".

Lidhur me ndeshjen e fundit, Daja tha se skuadra ka mungesa por siguroi se lojtarët do të japin më të mirën ndaj Bylisit.