Nuk ulet dënimi nga Disiplina, Ndreun e shpëton vetëm gjoba

Komisioni i Disiplinës doli sot me një vendim lidhur me apelimin nga ana e Kastriotit për të ulur pezullimin e trajnerit të Kastriotit i cili është skualifikuar me 5 ndeshje. Arsyeja e kërkesës nga krutanët ishte që në ndeshjen e fundit tepër të rëndësishme ndaj Kukësit ku vendoset mbijetesa, trajneri të ishte në stol për të drejtuar skuadrën.

Gjithsesi Disiplina njoftoi se nuk e ka pranuar kërkesën për të reduktuar pezullimin dhe Ndreut i mbetet vetëm një zgjidhje që në fakt e ka klubi për ta plotësuar.

Sipas rregullores, nëse shlyen 3 ndeshje pezullim, 2 të fundit mund të hiqen duke paguar një gjobë prej 2 mln lekësh nga klubi dhe tani fjalën e fundit e kanë drejtuesit që do të vendosin nëse duan apo jo ta kenë trajnerin në krye të skuadrës për ndeshjen me Kukësin në “Air Albania”.

NJoftimi i Disiplines:

Rrëzimin e kërkesës së zyrtarit te K.S Kastrioti z.Ramadan Ndreu, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.
Kundër vendimit lejohet ankim brenda 3 (tre) ditëve përpara Komisionit të Apelit.