Reja për miqësoret: Nuk ka më eksperimente, pres Bajramin. Kamberi ka refuzuar
Trajneri i kombëtares kuqezi, Edy Reja ka shpallur listën e kombëtares për dy ndeshjet miqësore të Shqipërisë ndaj Uellsit dhe Republikës çeke më 5 dhe 8 Qershor. Nuk ka shumë ndryshime por vetëm rikthime të disa lojtarëve që për disa arsye nuk kanë qenë në listën e mëparshme në eliminatore dhe bie në sy rikthimi i Bekim Balajt, Taulant Seferit, Endri çekiçit dhe Amir Abrashit. Gjithashtu mungon Strakosha për probleme fizike teksa emri që krijoi më shumë diskutime ishte ai Florian Kamberit për të cilin, Reja e tha qartë që lojtari ka dyshime për të ardhur në kombëtare.

Problemet fizike dhe Florian Kamberi:
Kemi probleme me portierët. Berisha ka patur probleme fizike, një frakture të vogël në dorë. Strakosha ka edhe ai probleme të vogla fizike dhe do të marrë mjekimin. Do të flasim me lojtarët dhe do të shikojmë përgjigjet e tyre dhe më pas do të rishikojmë edhe listën. Ka shumë mundësi që mund të marrim portier nga Kampionati shqiptar. Lidhur me Kamberin, kemi folur me agjentin dhe me të dhe kemi marrë një përgjigje jo shumë entuziaste. Ka një problem edhe ai por të shikojmë, ai që duhet të vijë duhet të ketë dëshirë. Nuk dukej entuziast dhe do të shikojmë nëse ka dëshirë të vijë sërish.
Lista mund të pësojë ndryshime:
Lista nuk është definitive, më thonë që disa here kam bërë eksperiemente por kemi bërë një vlerësim për lojtarët dhe nuk dua të bëjmë më eksperimente. Lidhur me të rinjtë, dikush ka cilësi dhe ende nuk është gati. Do t’i ndjekim edhe sezonin tjetër dhe do të ndjeki maturimin e tyre. Duhet të shtrëngohemi pasi kemi eliminatoret, janë të rinj, kanë potencial për të qenë pjesë e Kombëtares por duhet t’i shikojmë. Mihaj më ka thënë që nuk ndihet mirë, Dermaku po kurohet në Itali, Hysaj gjithashtu ka shfaqur disa probleme por duhet të flasim me mjekun.
Nuk mund të konsiderohen miqësore, janë të rëndësishme:
Janë miqësore por nuk mund të flasim për miqësore në kombëtare. Këto dy ndeshje janë të rëndësishme sepse janë dy koimbëtare që marrrin pjesë në Euro 2020. Do të shikojmë nëse jemi përmirësuar apo kemi mbetur aty ku ishim. Eshtë një test i rëndësishëm për ne për eliminatoret, do të verifikojmë edhe modulet e lojës. Në fund të këtyre ndeshjeve do të bëjmë dhe një vlerësim, që shpresoj të kemi vlerësim pozitiv.
Bajramin e pres në Kombëtare:
Nedim Bajrami? Ky problem do të zgjidhet pas disa ditëve, mendoj dhe uroj sepse bën pjesë në planet tona. Kam folur me të dhe ai ka thënë që do të luajë me Shqipërinë. Me atë që ka treguar këtë vit, ka treguar se është ndër më të mirët për të mos thënë më i miri në Serinë B. Ka teknikë të mirë, jep asiste dhe driblon dhe ky do të ishte lojtari ideal. Shpresoj që problem të zgjidhet dhe kjo është dëshira e të gjithëve për një lojtarë kaq të aftë.
Rëndësia e miqësoreve:
Kur të vijnë lojtarët do të flas me ta për ndeshjet. Sepse nuk janë miqësore për ne. Do të vijnë lojtarët dhe nuk do të kenë shumë pushime, nuk janë për t’u nënvlerësuar. Janë ndeshje për t’u vlerësuar në maksimum, na shërbejnë për të kolauduar vlerat tona. Ata që do të jenë, duhet të jenë të karikuar dhe të kenë impenjim maksimal
Kampionati nuk është vendosur, ka pikëpyetje:
Kampionati ka treguar një ekuilibër të madh, nuk dihet se kush do të fitoj. Do të ndjek ndeshjen në Durrës, nuk do të them që të fitojë Teuta por do ta ndjek. Janë tre fuisha ku mund të shpallet kampioni, ka dyshime dhe asnjë siguri ndaj them që të fitojë më i miri. Edhe Partizani është në luftë, janë ndeshje që nuk dihen, ka pikëpyetje të mëdha. Rasti i Napolit e tregon që në letër nuk ka gjëra të sigurta. Nuk ka ndeshje të sigurta në asnjë vend, të shikojmë çfarë do të ndodhë edhe në kampionatin shqiptar.
Miqësoret për të treguar vlerat tona ndaj Hungarisë dhe Polonisë:
Këto ndeshje do të tregojnë se ku jemi ndaj do të flas me lojtarët për të kuptuar gjendjen dhe situatën psikologjike. Do të jetë një test për ndeshjet me Hungarinë dhe Poloninë, që janë ekipe të forta dhe këto dy ekipe janë të ngjashme me rivalët tanë. Ndaj dua që miqësoret t’i përballojmë me mentalitetin e duhur.
Kamberi ka dyshime?
Nuk mund të bëj asgjë, struktura jonë po tregon që po punojmë me një linjë të qartë. Dikush që vjen për të luajtur me Shqipërinë duhet ta ndiejë, duhet të bëjë një zgjedhje. Ai që vjen këtu duhet të jetë i motivuar. Nuk e di si të përgjigjem, kombëtarja është maksimumi. Kam provuar të flas edhe me prindërit e të rinjve që luajnë në Itali dhe kur dëgjuan interesimin tonë u entuziazmua. Këta lojtarë kemi nevojë, për ata që janë të motivuar kur janë këtu. Ai që vjen këtu dhe ka pretekste, nuk është mirë
Rroca dhe Gjasula a janë në planet e kombëtares?
Rrocan e kam ndjekur dhe po bëjmë vlerësime. Gjasula ka patur probleme edhe fizike. Nuk ka luajtur shumë dhe më ka kërkuar për shkak të problemeve te Hamburgu, për këto miqësore që t’i evitonte. Kemi Abrashin dhe Ramadanin për ta zëvendësuar në atë pozicion. Më vjen keq për Gjasulën pasi në aspektin fizik mund të na shërbente por do ta zëvendësoj me Abrashin dhe jemi të mbuluar në këto momente.
Sërish për Kamberin..ka patur probleme para ndeshjes me Anglinë por Reja e përgënjeshtroi, tani si është e vërteta?
E vërteta është kështu dhe nuk them gjëra të pavërteta. E provuam gjatë javës mes titullarëve dhe rezervave pasi kishim disa alternativa. Ai mendonte se do të luante por nuk I thashë se do të luante dhe duhet të ishte i përgatitur. Mua më rezulton se më tha që kishte një problem, kjo është e vërteta. Nuk kishte një sjellje pozitive. Tani e kërkuam që të luante këto miqësore pasi kemi Uellsin që ai luan në një futboll të tillë. Ai ose ka probleme fizike ose në kokën e tij ka diçka që e mendon. E kam parë më parë dhe tani e kam studiuar dhe nuk më duket se është si në gjendjen e mëparshme. Por ne jemi gati të flasim dhe jemi gati ta mirëpresim.
Sërish rëndësia e miqësoreve:
Janë teste të rëndësishme dhe duhet të kemi stimuj për këto ndeshje. Duhet të tregojmë mentalitet për të luajtur këto dy ndeshje, kur luan në kombëtare nuk ka asnjëherë miqësore, duhet të jenë shumë të motivuar për këto sfida me peshë.

