Reja komenton kampionatin shqiptar: Janë tre fusha ku mund të shpallet kampioni, edhe Partizani është në luftë

Në konferencën për shtyp ku shpalli listën për dy miqësoret e Kombëtares në Qershor, trajneri Edy Reja foli edhe për fatin e titullit në Superiore dhe për skuadrën që mund ta fitojë. Sipas tij, ka ekuilibër të madh dhe asgjë nuk është vendosur.

"Kampionati ka treguar një ekuilibër të madh, nuk dihet se kush do të fitoj. Do të ndjek ndeshjen në Durrës, nuk do të them që të fitojë Teuta por do ta ndjek.

Janë tre fusha ku mund të shpallet kampioni, ka dyshime dhe asnjë siguri ndaj them që të fitojë më i miri. Edhe Partizani është në luftë, janë ndeshje që nuk dihen, ka pikëpyetje të mëdha. Rasti i Napolit e tregon që në letër nuk ka gjëra të sigurta. Nuk ka ndeshje të sigurta në asnjë vend, të shikojmë çfarë do të ndodhë edhe në kampionatin shqiptar.