Superiorja ul siparin, Kastrioti në playout, Bylis bie në Kategorinë e Parë

Një luftë më vete në javën e fundit ishte edhe çështja e mbijetesës.

Me Skënderbeun që e kishte siguruar dhe në ndeshjen e fundit u mund 2-1 nga Tirana, ishte Kastrioti që doli triumfues dhe arriti të bënte gjysmën e punës të paktën duke siguruar shansin në playout.

Në “Air Albania”, krutanët triumfuan pa trajnerin Ndreu në stol teksa mposhtën 2-1 Kukësin pa objektiva me golat e Devid në 45’ dhe Dacit në 86’.

Një sukses i madh duhet quajtur për Kastriotin që tashmë do të ketë edhe një finale tjetër me skuadrën që siguroi play-off nga Kategori e Parë.

Asgjë nuk mundi të bënte Bylisi që edhe në sfidën e fundit barazoi 2-2 me Partizanin dhe tashmë detyrohet që sezonin tjetër ta nisë nga Kategoria e Parë.