Tani është zyrtare, Hansi Flick merr Gjermaninë pas përfundimit të Europianit

Nuk kishte dyshime për Hansi Flick, ishte Gjermania dhe asnje ekip apo përfaqësuese tjetër në mendjen e trajnerit. Me përfundimin e Bundesligës dhe misionit me Bayern Munchen nga ku u largua duke ndërprerë kontratën, Hansi Flick zyrtarizohet si trajner i Gjermanisë.

Ai është një njohje e vjetër e kombëtares duke qenë më parë si asistent i Joachim Low, pikërisht trajnerit që do tê drejtojê panzerar në Europian dhe më pas do të tërhiqet.

Përflitej se Flick kishte marrë disa oferta të rëndësishme ku Real Madrid dhe Barcelona tentuan ta afronin por në mendjen e teknikut ishte vetëm Gjermania të cilën do ta drejtojë në Botërorin e ardhshëm të Katarit në 2022.